Mergata News
Lajme

Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto pika janë në rend të ditës

sot-mblidhet-kryesia-e-kuvendit,-keto-pika-jane-ne-rend-te-dites

Mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto pika janë në rend të ditës.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot do të mbajë takimin e radhës në të cilin pritet të caktohet data për seancën e re plenare.

Në pikat e rendit të ditës që anëtarët e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës do të kenë për diskutim janë pika e papërfunduar nga seancat plenare, të mbajtura më 7, 13, 14 gusht dhe 17, 18, 21, 25, 28 shtator dhe 8 tetor 2020.

Pjesë e kësaj do të jetë votimi në parim i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së, votimi i propozim-rezolutës nga raportimi i kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, votimi i propozim-rezolutës nga Interpelanca e ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, sipas kërkesës së deputetes Fatmire Kollçaku, e nënshkruar edhe nga 9 deputetë tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me hyrjen dhe patrullimin e pjesëtarëve të uniformuar të Serbisë në territorin e Kosovës, përkatësisht në Karaçevë të Kamenicës dhe votimi në parim i Projektligjit për masat e përkohshme për ta lehtësuar efektin e pandemisë COVID-19.

Kryesia e Kuvendit do të diskutojë në lidhje me përgatitjet për seancë të re plenare, pjesë e së cilës do të jenë për shqyrtim një sërë projektligjesh, si Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes Kosovë-Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e programit – nxitja dhe levimi i mundësive për sigurimin e ujit, Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes kornizë për kredi ndërmjet Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës dhe Kosovës – instrumenti për financim të sektorit publik për reagim emergjent ndaj COVID-19, shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për likuiditet të urgjencës së infrastrukturës vitale, ndërmjet Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Po ashtu, pikë e rendit të ditës së seancës së re, për datën e së cilës pritet të caktohet sot, do të jetë edhe shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Kontratës Financiare ndërmjet Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin e Impiantit të Ujërave të Zeza në Gjilan, shqyrtimi i parë i Projektligjit për Peticione,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Lirinë Fetare në Kosovë, shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Financimin e Subjekteve Politike, shqyrtimi i parë i Projekt Kodit Civil të Republikës së Kosovës, shqyrtimi i raportit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2019, emërimi i gjashtë anëtarëve të Këshillit për Ndihmë Juridike Falas dhe zgjedhja e tre anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave

TË NGJAJSHME

Gani Geci ka dy fjalë për Albin Kurtin

mergata.eu

Flet nipi i kosovarit që kishte parashikuar luftën e tretë botërore

mergata.eu

Nuk besoj që e njihni? Ky është Burri fatlum i deputetes Duda Balje! (FOTO)

mergata.eu