fbpx
Mergata News
Mergata

Sopranoja kosovare shkëlqen në operën franceze “L’Africaine”

sopranoja-kosovare-shkelqen-ne-operen-franceze-“l’africaine”

Besa Llugiqi, një nga sporanot më të njohura kosovare, po vazhdon të korrë suksese në skenat e mëdha ndërkombëtare, përcjell albinfo.ch.

Vlen të cekët se në sallën e Pallatit Kombëtar të Kulturës, në Sofje të Bullgarisë, Llugiqi të martën interpretoi rolin e Ines në premierën e grand operas së njohur franceze në pesë akte, “L’Africaine”, me kompozitor Giacomo Meyerbeer.

“Ishte një përjetim i jashtëzakonshëm dhe një përgjegjësi e madhe për mua si artiste të interpretoj një rol kaq të rëndësishëm, siç është Ines, më kërkesa të mëdha teknike e interpretuese. Një shfaqje mbresëlënëse, me pritje fantastike nga publiku, ku i pranishëm ishte edhe presidenti i Bullgarisë”, deklaroi për mediat kosovare sopranoja Besa Llugiqi.

Presidenti bullgar, Rumen Radev, e vlerësoi lart interpretimin e Llugiqit për mediat e pranishme pas shfaqjes.

Për herë të parë në Ballkan grand opera “L’Africaine” është shfaqur në Stara Zagora të Bullgarisë, në nëntor 2019, një realizim i jashtëzakonshëm që erdhi si rezultat i bashkëpunimit me “Deutsch Oper Berlin”, me regjisoren bullgaro-gjermane me famë botërore, Vera Nemirova, transmeton koha.net.

Sopranoja Besa Llugiqi shfaqjen e radhës do ta ketë në Gdansk të Polonisë, me 9 nëntor të këtij viti, ku do të interpretojë rolin kryesor në operan e njohur franceze në tri akte dhe shtatë tablo, “Thaïs”, me kompozitor Jules Massenet.

The post Sopranoja kosovare shkëlqen në operën franceze “L’Africaine” appeared first on Albinfo.

TË NGJAJSHME

Behide Hasanaj, humanistja shqiptare nga Zvicra

mergata.eu

Mjeku shqiptar në SHBA: Izolimi ishte gabim

mergata.eu

Lajm i mirë për gurbetqarët: Ata që vijnë nga jashtë nuk do të…

mergata.eu