Mergata News
Ekonomi

S’kalon heqja e homologimit të veturave

s’kalon-heqja-e-homologimit-te-veturave

Në mungesë kuorumi, nuk ka kaluar në Kuvend projektligji i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje që ia kufizon Devollëve monopolin në homologimin e veturave.

Nga 41 deputetë sa morën pjesë në votim, pro këtij projektligji kanë votuar 30 deputetë, 10 kanë qenë kundër, ndërsa një ka abstenuar.

Kësisoj, ky projektligj do të hidhet në votim në një seancë tjetër në ditët në vijim.

Paraprakisht, deputeti i LVV-së, Hekuran Murati, i cili ka propozuar ndryshimin e Ligjit për Automjete, ka thënë se ata që votojnë kundër heqjes së homologimit, janë pro monopolit të Devollëve.

Murati deklaroi se me votimin e ndryshimit të Ligjit për Automjete do të fillonte çkapja e shtetit.

TË NGJAJSHME

Telekomi kërkon reagim të fuqishëm nga Qeveria për kthimin e mjeteve nga Dardafoni

mergata.eu

Punime në rrjet, KEDS i le në terr këto vende nesër!

mergata.eu

Këto janë profesionet më të paguara aktualisht në Kosovë

mergata.eu