fbpx
Mergata News
Lajme

Situata në Kuvend tensionohet: Zemaj përplaset me deputetin e VV’së, ndërhynë Kujtim Shala

situata-ne-kuvend-tensionohet:-zemaj-perplaset-me-deputetin-e-vv’se,-nderhyne-kujtim-shala

“Rrenc”, tensionohet situata në Kuvend: Zemaj përplaset me deputetin e VV’së, ndërhynë Kujtim Shala

Ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemajt nuk i ka pëlqyer deklarimi i deputetit të LVV’së, Fitim Ukës.

Gjatë kohës sa Uka po fliste për menaxhimin e pandemisë në foltore të Kuvendit, Zemaj e ka quajtur “rrenc” deputetin Uka.

“Ti je rrenc”, është dëgjuar duke bërtitur Zemaj.

Pas kësaj deklarate ka reaguar nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci.

“Ministër kujdes fjalorin, nuk ki asnjë të drejtë me ofendu deputetin, nuk mundesh me i thanë as rrenc as gënjeshtar, të lutem ruaj qetësinë”, ka thënë Nagavci.

Te ministri pas këtyre deklaratave janë parë edhe nënkryetari i Kuvendit, Kujtim Shala dhe shefi i deputetëve të LDK’së, Arben Gashi.

TË NGJAJSHME

Ministria e Financave vjen me kërkesë për bizneset që ende s’i kanë pranuar mjetet për paga

mergata.eu

Lekaj tregon se ҫka do të ndodh nëse Haradinaj nuk votohet për president

mergata.eu

Roja e një lokali gjende pa shenja jete

mergata.eu