Mergata News
Lajme

Si pritet të jetë moti nesër në Kosovë?

si-pritet-te-jete-moti-neser-ne-kosove?

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që do të mbajë të dielën në Kosovë.

Dita e fundit e kësaj jave pritet të sjellë ulje të temperaturave në vend. Sipas Prishtina Weather, kjo e diel do të jetë më e freskët derisa në viset malore mund të ketë edhe reshje bore.

Temperatura minimale pritet të shënojnë 6 gradë celsius derisa ato maksimale mund të arrijnë deri në 12 gradë celsius.
Mot i ngjashëm pritet edhe në fillim të javës së ardhshme, derisa ngritje temperaturash priten në mes-javë.

“Të dielën më freskët, vranësira të shpërndara, pasdite mundësi për riga lokale shiu, viseve malore mbi 1500m mundësi për ndonjë rrebesh bore. Java e ardhshme kryesisht kthjellët dhe me diell, pa të reshura. Në fillim të javës orëve të mëngjesit ftohtë, viseve të ulëta mundësi për mjegull dhe ngrica. Në pjesën e dytë të javës më ngrohtë, me temperatura maksimale edhe mbi 20C.’, thuhet në njoftimin e Prishtina Ëeather.

TË NGJAJSHME

Një person humbi jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë në Kaçanik

mergata.eu

Nënkryetari i PDK-së thotë se nuk e përjashtojnë mundësinë e hyrjes në qeveri, por momentalisht s’kanë vendim

mergata.eu

Zafir Berisha: A ka më ofendim për një shtet si Kosova që soji i Vjosa Osmanit të jetë në krye të presidencës

mergata.eu