Mergata News
Lajme

Shtatë persona të lënduar pas një përleshje fizike në Viti, njëri përfundon në QKUK

shtate-persona-te-lenduar-pas-nje-perleshje-fizike-ne-viti,-njeri-perfundon-ne-qkuk

Përleshje fizike në Viti, lëndohen shtatë persona, njëri dërgohet me urgjencë në QKUK.

Shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një përleshjeje fizike që ka ndodhur sot në fshatin Sllatinë e Epërme të Vitisë.

Njëri nga të lënduarit është në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe pas trajtimit mjekësor që ka pranuar në Spitalin e Gjilanit, është dërguar në QKUK në Prishtinë.

Këto informacione i ka dhënë për Gazetën Express zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Si pasojë e këtij incidenti së paku 7 persona janë lënduar, njëri më rëndë. Pas ndihmës mjekësore që ka pranuar në Spitalin e Gjilanit është dërguar për në QKUK. Shkaqet e incidentit nuk dihen ende ndërsa policia është duke e hetuar rastin”, tha Hashani.

TË NGJAJSHME

Si u arrestua zyrtari që dyshohet se i transferoi 2 milionët? Tregon Avokati

mergata.eu

Ky është parashikimi i motit për sot

mergata.eu

Arrestohet Boiken Abazi, bashkëpunëtori kryesor i Kurtit në Shqipëri

mergata.eu