Mergata News
Bota/Rajoni

Shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Madrid për shkak të pandemisë

shpallet-gjendje-e-jashtezakonshme-ne-madrid-per-shkak-te-pandemise

Spanja shpall gjendje të jashtëzakonshme në Madrid për shkak të pandemisë.

Qeveria spanjolle ka urdhëruar gjendje të jashtëzakonshme 15-ditore për ta ulur numrin e rasteve të sëmundjes Covid-19 në kryeqytet.

Ky vendim nuk është pritur mirë nga zyrtarët lokalë. Rastet janë në rënie dhe gjendja e jashtëzakonshme është e papranueshme” thanë zyrtarët e Madridit.

Megjithatë, ministri rajonal i Shëndetësisë, Enrique Ruiz Escudero, këmbënguli se masat deri më tani ishin duke funksionuar dhe tha se urdhri nga qeveria kombëtare nuk do të kuptohet nga asnjë banor i kryeqytetit.

Ditëve të fundit, në Madrid, numri i rasteve me Covid-19 është ulur, gjë që tregon që masat e marra më parë kishin funksionuar, shkruan BBC.

Spanja mbetet një ndër vendet më të prekura nga pandemia Covid-19 me 37.000 raste gjatë dy javëve të fundit.

TË NGJAJSHME

U infektua me koronavirus, kjo është gjendja e presidentit Trump

mergata.eu

Planifikohen masa të reja për parandalimin e koronavirusit në Itali

mergata.eu

Rëndohet situata me COVID-19 në Shtëpia e Bardhë, del pozitiv edhe menaxheri i fushatës së Trump

mergata.eu