fbpx
Mergata News
Opinione

Shkon në 69 numri i viktimave të tërmetit në Turqi

shkon-ne-69-numri-i-viktimave-te-termetit-ne-turqi

Ka shkuar në 69 numri i viktimave të tërmetit të fuqishëm në Izmir.

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Izmir të Turqisë u rrit në 69, njoftoi Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

Të paktën 940 njerëz janë lënduar nga tërmeti me magnitudë 6,6 që të premten tronditi Izmirin, qytetin e tretë më të madh të Turqisë. Të paktën 722 të lënduar janë lëshuar nga spitalet, ndërsa po vazhdon trajtimi për të tjerët.

Pas tërmetit janë regjistruar 947 pas-tronditje, prej të cilave 43 më të forta se 4 ballë.

Kuzhina lëvizëse dhe çadra janë vendosur në terren për të pastrehët dhe të traumatizuarit.

Deri në 104 njerëz janë shpëtuar nga rrënojat, ndërsa aktivitetet e kërkimit dhe shpëtimit ende vazhdojnë.

TË NGJAJSHME

Shpërthimi i koronavirusit, Gjermania dhe disa shtete të mëdha evropiane futen në izolim

mergata.eu

Rreth 1 mijë raste të reja me koronaviurs në Maqedoninë e Veriut

mergata.eu

Në këtë shtet nuk është shënuar asnjë rast i ri me koronavirus

mergata.eu