fbpx
Mergata News
Opinione

Shkon në 35 numri i të vdekurve nga tërmeti në izmir

shkon-ne-35-numri-i-te-vdekurve-nga-termeti-ne-izmir

Arrin në 35 numri i viktimave nga tërmeti në Izmir.

Ka arritur në 35 numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që e goditi Izmirin dje.

Autoriteti për Menaxhimin e Emergjencave dhe Katastrofave (AFAD) ka njoftuar se numri i të plagosurve si pasojë e tërmetit më magnitudë 6,6 është rritur në 880.

Sipas AFAD, pas tërmetit të parë janë regjistruar edhe të paktën 484 pasgoditj, ku 37 prej tyre kanë qenë me magnitudë mbi 4.0.

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka thënë se 243 persona janë duke marrë trajtim mjekësor, shtatë janë në kujdes intensive, derisa tre persona janë në gjendje kritike.

Ndërkohë që Ministri i Mjedisit dhe Urbanizmit Murat Kurum ka thënë për mediat se të paktën 100 persona kanë arritur të nxirren të gjallë nga rrënojat.

TË NGJAJSHME

Futbollisti i kombëtares sllovene: Kosova ekip i ri, por me kualitet të lartë

mergata.eu

Alarmon OBSH: Rritje e shpejtë e numrit të rasteve me Covid-19 në shumë vende

mergata.eu

Milot Rashica sqarohet për mungesën: Jam i lënduar, nuk kam stërvitur që pesë javë

mergata.eu