Ish-pjesëtari i UÇK-së Haxhi Shala ka treguar se është ftuar nga Gjykata Speciale si i dyshuar për vr.asje.
Shala në Edicionin Special ka thënë që është shqetësuar kur e ka marrë këtë lajm. Ai ka pohuar se në Dhomat e Specializuara në Hagë është mbrojtur në heshtje.
“Kam qenë i ftuar si dyshuar për vr.asje. Në fillim u shqetësova, por me të arritur aty e pashë që nuk pati diçka që duhet të diskutoj dhe e shfrytëzova të drejtën e mbrojtjes në heshtje”.