fbpx
Mergata News
Lajme

Selimi akuzon Qeverinë Hoti: E keni lënë veriun e vendit në dorë të Listës Serbe

selimi-akuzon-qeverine-hoti:-e-keni-lene-veriun-e-vendit-ne-dore-te-listes-serbe

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi duke iu drejtuar Qeverisë së Kosovës, tha se e kanë lënë fatin e shqiptarëve të fshatrave veriore të Kosovës, në dorën e Listës Serbe.

Selimi gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës tha se në veri është duke u bërë spastrim etnik dhe ndryshim i dhunshëm i demografisë.

“Meqë më rastisi me fol pas përfaqësuesit të Qeverisë, po me bjen me tregu që ja çfarë keni ba për shqiptarët atje. Fatin e shqiptarëve në fshatrat veriore e keni lanë në dorën e Listës Serbe që na tregon neve çka kanë ba për shqiptarët atje. Qe ku i keni, që ku e keni lanë fatin e tyre”, tha Selimi.

“Në veri të Kosovës po vazhdon ende dhuna dhe përndjekja e shqiptarëve nga shtëpitë e tyre. E ata që u përzunë nuk po lejohen të kthehen në shtëpitë e tyre. Në Veri po vazhdon zbatimi i dhunshëm i ndryshimit demografik me anë të spastrimit etnik ndaj shqiptarëve dhe me anë të kolonizimit, me kolonë serbë të ardhur nga Serbia”, tha Selimi në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka bërë thirrje që institucionet e sigurisë dhe drejtësisë të intervenojnë menjëherë për të mbrojtur qytetarët e Kosovës dhe sovranitetin e vendit.

“Atje bëhet fjalë për mos lejimin e shqiptarëve të pakicave të tjera të jetojnë nëpër shtëpitë e tyre. Për të jetuar të gjithë të lirë dhe të gëzojnë të gjitha të drejtat e tyre, atëherë duhet që institucionet e sigurisë dhe drejtësisë të Kosovës të veprojnë menjëherë kundër bandave të Serbisë në mbrojtje të sovranitetit dhe shqiptarëve në gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, tha Selimi.

TË NGJAJSHME

‘Avullimi’ i 2 milionëshit, çfarë do të ndodhë nëse Kadri Shala dorëzohet në Polici?

mergata.eu

Ja pse organizatat ndërkombëtare bëjnë thirrje që shkollat të qëndrojnë të hapura gjatë pandemisë

mergata.eu

Lekaj tregon se ҫka do të ndodh nëse Haradinaj nuk votohet për president

mergata.eu