fbpx
Mergata News
Mergata

“SAE”, Kultura shqiptare, në prag të nëntorit, me iniciativa promovuese

“sae”,-kultura-shqiptare,-ne-prag-te-nentorit,-me-iniciativa-promovuese

Vlerat kulturore janë krijuar dhe vazhdojnë të krijohen gjatë tërë procesit të zhvillimit të shoqërisë njerëzore. Krijimin e vlerave kulturore shqiptare e kanë mundësuar shumë faktorë që sot ne duhet t’i gëzojmë dhe t’i festojmë në mënyrën më të mirë.

Normat kulturore luajnë rol të rëndësishëm për funksionimin e shoqërisë, andaj me rastin e festave të 28-29 Nëntorit dhe të fundvitit, shoqata “Swiss Albanian Event” – “SAE”, ndërmerr një iniciativë motivimi dhe promovimi kulturor, ku ju prezantojmë një kartolinë të veçantë urimi me tri simbolet e kombit tonë: Flamurin, Gjergj Kastriot Skënderbeun dhe Nënë Terezën.

Kjo iniciativë mbështetet edhe nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë, shkruan albinfo.ch.

Në këtë mënyrë bëjmë të mundur promovimin e vendit dhe vlerave tona nëpërmjet urimit të drejtuar miqve dhe klientëve tuaj.

Të ardhurat nga shitja e kartolinave do të mbështetesin nismën “Dhuro një lule”, e cila do të ofrojë pikturën  origjinale, të realizuar nga piktorja dhe fotografja Ermira Kaso.

Kjo pikturë do të prezantohet në ankand në janar të vitit 2021.

Të ardhurat e përfituara nga ankandi do t’i dhurohen Fondacionit “DSA” – “Down Syndrome Albania”, në ndihmë të nevojave për fëmijët me sindromën Down.

Ju lutemi, porosisni kartolinat deri më 15 nëntor, për t’u uruar festat magjike të fundvitit miqve tuaj.

“Swiss Albania Event” – SHOQATA KULTURORE INTEGRUESE, ka filluar aktivitetin në Lozanë të Zvicrës në prill të 2017-ës me qëllim kryesor  promovimin e  kulturës, traditës dhe artit shqiptar në Zvicër dhe Europë.

“Swiss Albania Event” është gjithëpërfshirëse dhe e kudondodhur në çdo organizim, ku promovimi i  këtyre vlerave bëhet i mundur.

Me respekt

Aina Hoti

Drejtoreshë Ekzekutive

Swiss Albania Event

+41 786415058

swiss.alb.event@gmail.com

 

 

 

 

The post “SAE”, Kultura shqiptare, në prag të nëntorit, me iniciativa promovuese appeared first on Albinfo.

TË NGJAJSHME

“Javët e Kulturës Shqiptare” në Austri, s’i ndal as pandemia

mergata.eu

Rrëfimi i Dr. Dafina Krasniqit për sfidat gjatë ballafaqimit me Covid 19

mergata.eu

Albumi i ri i këngëtares shqiptare, Dua Lipa, vazhdon të shënojë suksese të reja

mergata.eu