Mergata News
Lajme

Sadriu për privatizimin: Ekspertë erdhën nga Beogradi, u dogjën edhe dokumente

sadriu-per-privatizimin:-eksperte-erdhen-nga-beogradi,-u-dogjen-edhe-dokumente

Ish-ministri i Financave për privatizimin: Ekspertë erdhën nga Beogradi, u dogjën edhe dokumente.

Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ali Sadriu, ka raportuar në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë.

Ai para deputetëve tha se është i zhgënjyer me procesin e privatizimit, ngase ka pritur që ndërmarrjet e shitura të vazhdojnë më punën e mos të mbyllen sic ka ndodhur me shumicën prej tyre.

“Shpresoj që ky proces më në fund të zbardhet. Ajo çka mund të them se aty ku kemi qenë unik me ndërkombëtarë janë stopuar. Po të mos ishin aleatët amerikan që të na ndihmojnë me ekspertë kishim mund me pas shumë lëshime. Ata kanë qenë njerëz me përvojë që kanë bë privatizime në Evropën Lindore”.

“Unë mendoj që sot jam ballë hap. Procesi i privatizimit nuk i ka mbërri aq sa duhet objektivat. Ku zhgënjimin ma të madh e kam përjetuar kur ato çka janë privatizuar janë shit. Unë kam prit që ato ndërmarrje të vazhdojnë punën. Mos të zvogëlohen punëtorë, por të rritën. Si rasti i Fabrikës së Mobileve në Ferizaj e cila u shit dhe u bë troje. Pastaj Fabrika e Vajit. Ka edhe shumë tjera që jam i zhgënjyer”.

“Gjykata AKM-ja, e të tjerë kanë ndikuar në procesin e privatizimit. Unë në 2002 e 2003 kam punuar si anëtar i Bordit, por pak kemi punuar”.

I pyetur nga deputeti i VV-së Liburn Aliu se cili ka qenë synimi i ndërkombëtarëve në këtë precesi, ai ka thënë se ata u kanë ndihmuar, por që pati disa vërejtje.

Ai thotë se në atë periudhë kishin ardhur disa ekspertë nga Begoradi, e që sipas tij nuk kishin synim të mirë, raporton EO.

Madje ai thotë se në vitin 2008 edhe është djegur dokumentacion, për të cilin askush nuk është interesuar.

“Duhet ta ndaj periudhën para dhe pas pavarësisë. Unë kam filluar në ministri të financave në vitin 2002 ku ka pas shumë ndërkombëtar që na kanë ndihmuar, por dhe të tjerë puna e të cilëve nuk më ka pëlqyer ata që kishin ardhur nga Beogradi, synimi i tyre mendoj që ka qenë jo i mirë”.

“Unë mund të flas për periudhën që isha anëtar i Bordit dhe ne ishim unik. Ne jemi marr me rregullimin e infrastrukturës juridike. Tri privatizime kanë qenë dhe unë mendoj se ata kanë pasur gisht në to, por i kanë fshirë”.

“Pezullimi i privatizimit 2003 ka qenë për shkak të disa dispozitave që janë ofruar dhe ne nuk i kemi pranuar. Ne kemi pas aq presion për privatizimet sa që shumë mbledhja nuk janë mbajtur”.

“Dokumentacioni u djegë në 2008 nuk e ka gjurmuar askush. S’është djegur për të mirë. Ai duhet të ishte amanet”.

TË NGJAJSHME

Osmani: Ideja për autonomi të serbëve në Veri çon tek ndarja e Kosovës

mergata.eu

Dëshmia për atentatin ndaj Ahmet Krasniqit: Kur na gjuajtën, Leonora Jakupi ishte në makinë

mergata.eu

Një ditë para zhbllokimit të dialogut, çfarë provokimi i bëri Serbia Kosovës

mergata.eu