Rekordi i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë është shënuar dje. Ditën e enjte 1.209 persona janë testuar pozitivisht me Covid -19 në Austri. Numri më i lartë deri më tash ishte në muajin mars kur ishin regjistruar 1.050 persona me koronavirus, shkruan oe24.at përcjell Albinfo Austria.
Infeksionet e reja janë rritur në pesë ditët e fundit. 75 për qind të të testuarve kanë dal pozitiv. Ditën e enjte janë bërë 21.762 teste, që gjithashtu është një numër rekord. Fatkeqësisht 8 persona kanë vdekur si pasojë e Covid -19.
Listës së numrit të të infektuarve i prin Vjena me 613 raste, e ndjekur nga Austria e Ulët me 169, Austria e Epërme 149 dhe Tiroli me 95. Trendi i rritjes është në të gjitha shtetet federale (Lande).
Kjo situatë duket që i ka dalë nga kontrolli edhe qeverisë austriake. Ajo po mundohet të gjejë një modul për të parandaluar trendin e rritjes së infeksioneve gjatë ditëve në vazhdim.
Një “bllokim” i sërishëm i vendit është po ashtu një alternativë e mundshme!
The post Rritje rekorde e numrit të të infektuarve në Austri appeared first on Albinfo.