Mergata News
Lajme

Rritja e rasteve me koronavirus në Kosovë, Ministria e Shëndetësisë merr këtë vendim

rritja-e-rasteve-me-koronavirus-ne-kosove,-ministria-e-shendetesise-merr-kete-vendim

Ditëve të fundit ka nisur të rritet numri i të infektuarve me koronavirus në vend.

Që nga e hëna do të ketë kontrollim të shtuar ndaj atyre që nuk i respektojnë masat Anti-COVID. Kështu kanë bërë të ditur burime të Gazetës Express brenda Ministrisë së Shëndetësisë.

Që nga java e ardhshme do të shtohen edhe 75 inspektorë të rinj dhe do të ketë kontrollim në të gjitha nivelet për ata që nuk i respektojnë masat Anti-COVID e në veçanti do të kontrollohet edhe gastronomia.

Ndërsa ky burim bën të ditur se nëse do të ketë rritje të rasteve atëherë është e mundur rikthimi i masave, por nëse Kosova vazhdon me këtë ritëm atëherë nuk do të ketë masa të reja, por vetëm kontrollim të shtuar.

Po ashtu bëhet e ditur se nuk do të lejohen grumbullime dhe aktivitetet të institucioneve. Këto aktivitete do të mbahen vetëm online.

Anipse këto dy ditët e fundit ka pasur një rritje të infektimeve, sot nuk pritet të ketë rritje të numrit të rasteve me COVID-19 në Kosovë.

Pas shtimit të djeshëm të rasteve me koronavirus, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka reaguar ndaj tubimeve të qytetarëve dhe dasmave që po bëhen në Kosovë, i cili tha se kushdo që bie ndesh me ligjin, do të ketë pasoja.

“Rikthimi i tubimeve të qytetarëve, edhe të dasmave tradicionale, lëndon rëndë disiplinën dhe rekomandimet për pengimin dhe luftimin e virusit Covid 19. Kushdo që bie ndesh me ligjin, do të ketë pasoja. Dasmat dhe çdo tubim tjetër që mund të jetë burim i virusit Covid 19, do të pengohet dhe mbyllet në pajtim me rregulloren për pengimin dhe luftimin e virusit”, shkroi dje Zemaj në Facebook.

TË NGJAJSHME

Haxhiu: Thaçi për me shpëtu vetën, ka dashtë me i dërgu të tjerët në Hagë

admin

Vuçiq: Kosova dëshiron ta përsëris si papagall njohjën e ndërsjelltë

mergata.eu

“Po kanë frikë nga vendimi” – Hoti shpjegon deklaratën e tij, tregon se a e pati fjalën për Haradinajn

mergata.eu