Mergata News
Vip/Kultura

Ribashkohen Loredana e Mozzik, kështu shfaqen në krahët e njëri-tjetrit

ribashkohen-loredana-e-mozzik,-keshtu-shfaqen-ne-krahet-e-njeri-tjetrit

I jepet fund spekulimeve, Mozzik dhe Loredana kapen midis Prishtinës.

Reperi Mozzik dhe Loredana janë prej kohësh ndër emrat më të përfolur në estradën shqiptare.

Vitin e kaluar, dyshja në fjalë deklaruan se po e vendosin marrëdhënien e tyre në pauzë, për shkak të presionit të madh nga fama dhe opinioni publik.

Megjithatë ata i bën bashkë vajza e tyre, Hana, por duket se së fundmi fëmija nuk është e vetmja arsye që po i bën bashkë ish-çiftin e njohur.

Ata janë parë së fundmi duke drekuar me njëri-tjetrin në një nga restorantet e Prishtinës, ku më pas kanë takuar edhe miken e tyre të përbashkët këngëtaren Kida.

Telegrafi ka publikuar pamje nga momenti kur dyshja shihen pranë njëri-tjetrit, duke lënë të dyshohet se ish-çifti kanë përmirësuar edhe më shumë raportet mes tyre.

Megjithëse janë mjaft aktivë në rrjetet sociale dhe ndajnë thuajse imazhe të shpeshta me ndjekësit nga përditshmëria e tyre, ata nuk publikuan as edhe një imazh nga nata e mbrëmshme e kaluar në të njëjtën tryezë pranë njëri-tjetrit.

Për nga karriera, si Mozzik ashtu edhe Loredana kanë pasur një vit të suksesshëm.

Mozzik ka nxjerr në treg albumin e tij “Mozzart”, me të cilin ka pasur suksese të shumta, ndërsa Loredana edhe këtë vit është nominuar për çmimin “Performuesja më e mirë zvicerane” në MTV Europe Music Awards.

TË NGJAJSHME

Majku e merr djalin në shtëpi, ju ‘shkrin’ me këtë imazh

mergata.eu

Shtatzania nuk po e pengon Leartën që të punoj pa ndal, ky është aktiviteti i saj i radhës

mergata.eu

Vjehrra i bëri një dhuratë shumë të veҫantë, shikoni reagimin e Necës

mergata.eu