fbpx
Mergata News
Lajme

Rezulatet për koronavirus dalin negative, rihapen dy shkolla në Malishevë

rezulatet-per-koronavirus-dalin-negative,-rihapen-dy-shkolla-ne-malisheve

Nesër rihapen dy shkolla në Malishevë.

Dy shkolla në Malishevë do të rihapen nesër pasi mësimdhënësit dhe nxënësit, përveç dy prej tyre, kanë rezultuar negativ në testin për COVID-19.

“Bazuar në të dhënat zyrtare të komunikimit me IKSHPK, nga 178 mostra të realizuara me stafin e mësimdhënësve dhe nxënësve në shkollën e Damanekut, vetëm dy raste kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe të dy rastet janë izoluar. Task-Forca komunale për arsim, pas shqyrtimit të situatës, ka vendosur të ripahen shkollat në Damanek dhe në Kijevë, pasi të dy rastet janë izoluar, ndërsa nxënësit tjerë dhe mësimdhënësit, kanë rezultuar negativ”, thuhet në komunikatën e komunës.

Deri tash në komunën e Malishevës, nga 256 raste të regjistruara me koronavirus, janë shëruar 223 persona, 24 kanë vdekur dhe aktiv janë 9.

TË NGJAJSHME

Lëvizja Vetëvendosje organizon dëgjim publik lidhur me Draft Kodin Civil të Kosovës

mergata.eu

Policia ‘sakaton’ qytetarët me dënime për mosrespektim të masave anti-covid

mergata.eu

Varr oset 24-vjeçarja nga Ferizaj që vd iq dy ditë më parë (PAMJE)

mergata.eu