Mergata News
Lajme

Reparti i Gjinekologjisë në këtë komunë të Kosovës pa gjinekolog tash e një vit

reparti-i-gjinekologjise-ne-kete-komune-te-kosoves-pa-gjinekolog-tash-e-nje-vit

Në një komunë të Kosovës reparti i Gjinekologjisë është pa gjinekolog tash e një vit.

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Skenderaj në mungesë të gjinekologëve.

Hapësira është i mbushur përplot pajisje mjekësore.

Edhe Reparti i Gjinekologjisë në Qendrën e Shëndetësisë së Skenderaj ekziston.

Por, gjithë këto pajisje mjekësore ka kohë që nuk përdoren.

Kjo pasi që në QKMF në Skenderaj, nuk ka të punësuar asnjë gjinekolog.

Andaj edhe vizitat e pacientëve këtu janë të rralla.

Drejtori i Qendrës Osman Veliu thotë se gjinekologu i fundit la punën para një viti ndërsa dy të tjerë u pensionuan.

Andaj, pacientët që dëshirojnë të kryejnë këtë kontroll, detyrohen të shkojnë në spitale të qyteteve tjera për trajtime gjinekologjike

Sipas tij synim i gjinekologëve të Skenderaj është të punojnë në QKUK.

Veliu poashtu iu bën thirrje për gjinekologët që dëshirojnë të punësohen në Qendër.

Ndërkaq njëjtë mendon edhe Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Skenderaj Ibush Hetemi, ka thënë se për këtë cështje kanë biseduar edhe me Ministrinë e Shëndetësisë.

Se mungesa e gjinekologëve po ua vështërison jetën qytetarëve e thotë edhe infermierja në repartin e gjinekologjisë Myrvete Ajeti.

TË NGJAJSHME

MASh-it i teprojnë mbi 80 mijë euro nga bursat, ankohen studentët

mergata.eu

Vetëm kur Kadri Veseli bëhet kryeministër atëherë do te kthehet shpresa në Kosovë

mergata.eu

Haskuka thotë se ka vizion që ta bëjë Prizrenin qytetin më të bukur në Ballkan

mergata.eu