fbpx
Mergata News
Lajme

Rëntgeni që u ble 100 mijë euro nga QKMF-ja në Mitrovicë, del jashtë funksioni

rentgeni-qe-u-ble-100-mije-euro-nga-qkmf-ja-ne-mitrovice,-del-jashte-funksioni

Del jashtë funksioni rëntgeni që u ble 100 mijë euro nga QKMF-ja në Mitrovicë.

Para një viti në QKMF-në në Mitrovicë u përurua rëntgeni, por asnjëherë nuk është futur në funksion.

Një vit më parë e prenë shiritin.

Në këtë formë, kryetari i Mitrovicës së Jugut uroi stafin e Qendrës Kryesore e Mjekësisë Familjarë në Mitrovicë ‘’Dr Nexhat Cuni’’ për pajisjen me rëntgen digjital.

Me mburrje, kjo aparaturë që kishte kushtuar 100 mijë euro u prezantua nga Bahtiri dhe Drejtoresha e shëndetësisë, Erseka Barani.

Pavarësisht këtij investimi, qytetarët asnjëherë nuk patën mundësi ta provojnë këtë aparaturë.

E Komuna e Mitrovicës, ka një arsyetim se pse qytetarët nuk po mund ta kryejnë këtë shërbim.

Sipas kryetarit Agim Bahtiri, pajisja nuk është futur në funksion, pasi kompania që solli aparaturën e kishte mashtruar Komunën.

Bahtiri i cili nuk mban mend emrin e kompanisë bashkëpunuese thotë se këta të fundit sollën një aparature krejt tjetër nga ajo cka kishin prezantuar në projekt.

Pas këtij rasti Bahtiri thotë se ka ftuar edhe organet e hetuesisë të merren me rastin.

Drejtoresha e Shëndetësisë në Komunën e Mitrovicës, Erseka Barani thotë se deri vitin tjetër nuk do të ketë zgjidhje për këtë problem.

Ndërkaq, qytetarët e Mitrovicës që i’u gëzuan investimit, po ndihen të zhgënjyer.

T7 ka kontaktuar edhe Prokurorinë Themelore në Mitrovicë dhe Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

Prokuroria i është përgjigjur televizionit duke mohuar se kanë pranuar një ankesë të tillë.

Ndërkaq Gjykata nuk ka kthyer përgjigje.

TË NGJAJSHME

Ja çfarë Pritet të ndo dhe me Kufijtë e Zvicrës dhe Gjermanisë

mergata.eu

Nënkryetari i LDK-së: Goditja e re nga Gjykata Speciale do të vijë së shpejti

admin

Hyrja në Prishtinë me pagesë, opozita e quan diskriminuese idenë e Shpend Ahmetit

mergata.eu