fbpx
Mergata News
Bota/Rajoni

Rëndohet situata me COVID-19 në Shtëpia e Bardhë, del pozitiv edhe menaxheri i fushatës së Trump

rendohet-situata-me-covid-19-ne-shtepia-e-bardhe,-del-pozitiv-edhe-menaxheri-i-fushates-se-trump

Koronavirusi ka depërtuar në Shtëpinë me të sigurt në botë.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është shtrirë në spital ushtarak për trajtim pasi doli pozitivë me COVID-19, bashkë me gruan e tij, Ivanka Trump.

Numri i rasteve pozitive të personave që kanë pasë kontakt me presidentin amerikan është rritur dhe ato janë shfaqur në stafin e tij në Shtëpinë e Bardhë.

Personat që janë infektuar pas çiftit Trump, janë ndihmësja Hope Hicks, ish-këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë, Kellyanne Conëay, menaxheri i fushatës së Trump, Bill Stepien dhe senatorët republikanë, Thom Tillis dhe Mike Lee.

Ishte e para ndihmësja e afërt e Trump, Hope Hicks që pati shenja të COVID-19 të mërkurën e kësaj jave pasi bëri testin i doli pozitivë, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.

Ndërsa Trump bëri testin të enjten dhe doli pozitiv në mbrëmje. Ndërsa pjesëtarët tjetër Tillis, Lee, Stepien dhe Conëay të gjithë bën testet e tyre të premten.

Nga e premtja pasdite, Trump u shtrua në spitalin ushtarak në Walter Reed.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump “po ecën mirë” dhe ka filluar terapinë me Remdesivir, njoftoi mjeku i tij disa orë pasi ai u pranua në Qendrën Kombëtare Mjekësore Ushtarake Ëalter Reed pasi u diagnostikua me COVID-19.

Mjeku i Shtëpisë së Bardhë Sean Conley tha se transferimi i presidentit nga Shtëpia e Bardhë u bë pas konsultimit me specialistë nga Walter Reed dhe Universitetin Johns Hopkins “për monitorim të mëtejshëm”.

TË NGJAJSHME

Trumpi tha amerikanëve të mos frikësohen nga koronavirusi, Bideni e kritikon atë

mergata.eu

Pas infektimit me koronavrus, Rusia ia ofron Trumpit vaksinën kundër COVID-19

mergata.eu

Vuçiq nominon Bërnabiqin për kryeministre të Serbisë

mergata.eu