Mergata News
Sport

Rekordi tjetër i Messit në Ligën e Kampionëve

rekordi-tjeter-i-messit-ne-ligen-e-kampioneve

Messi e thyen edhe një rekord tjetër në Ligën e Kampionëve.

Lionel Messi është lojtari i parë i cili ka arritur të shënojë gol në 16 ndeshje radhazi në Ligën e Kampionëve.

Messi e shënoi golin e parë të takimi me anë të penalltisë në pjesën e parë, kundër ekipit hungarez Ferencvaros të martën mbrëma, raporton Gazeta Express.
Argjentinasi është lojtari i dytë i cili ka shënuar gol në 16 sezone të Ligës së Kampionëve, duke iu bashkuar legjendës së Manchester United, Ryan Giggs, por i pari që e bën këtë radhazi.

Barcelona fitoi me rezultat 5:1, Ansu Fati, Philippe Coutinho, Pedri dhe Ousmane Dembele po ashtu në listën e golashënuesve në këtë takim.

Goli i 33-vjeçarit ishte i dyti këtë sezon për skuadrën e Barcelonës, që nga ndeshja e parë kundër Villareal në La Liga.

“Ndoshta forma e Messit mund të jetë më e mirë në këtë moment, por ai është i lumtur, ai është dukë u trajnuar mirë, ai është i fokusuar, ai dëshiron që të luaj dhe të jetë kapiteni i skuadrës, gjë të cilën ai është duke e dëshmuar. Unë nuk kam ndonjë ankesë,” tha trajneri i Barcelonës Ronald Koeman pas ndeshjes.

Sulmuesi argjentinas është ende në kërkim të golit të parë nga loja e hapur këtë sezon, pasi që edhe në ndeshjen kundër Villarealit, golin që shënoi ishte nga pika e bardhë.

Ndeshja e radhës për Messin dhe skuadrën e Barçës, do të jetë kundër Real Madridit të shtunën në Camp Nou me fillim nga orën 16:00.

TË NGJAJSHME

Pioli bën deklaratën e papritur për Zlatan Ibrahimovicin

mergata.eu

Kumbulla me super gol, ja siguron tre pikë Romës në Evropa Ligë

mergata.eu

Chelsea vë në shënjestër këtë lojtar

mergata.eu