Mergata News
Opinione

Rekord i rasteve të reja me koronavirus në Itali

rekord-i-rasteve-te-reja-me-koronavirus-ne-itali

Rekord rastesh të reja me COVID-19 në Itali, kërkohet mbyllja e bizneseve të gastronomisë.

Bilanci i të infektuarve me COVID-19 në Itali vijon të thyej rekorde. Sot është thyer një tjetër rekord i rasteve të reja.

Sipas autoriteteve shëndetësore të vendit, të infektuarit në 24 orë te fundit kanë qenë 11.705 raste, ndërkohë që dje ishin 10.925.
Viktimat e bilancit të fundit ditor janë 69, në rritje nga dita e djeshme ku ishin 47. Lombardia paraqitet sërish si rajoni më problematik, dhe ditët e fundit ka shënuar rritje dramatike edhe kundrejt rajoneve të tjera italiane.

Janë 2975 rastet e rajonit me kryeqendër Milanon, ndërkohë që në Kampanja u regjistruan 1376 raste, dhe në Lacio 1198.

Ndërkohë guvernatorët i kanë kërkuar qeverisë mbylljen brenda mesnatës të çdo restoranti dhe lokali, ndërkohë që aktivitetet që nuk shërbejnë në tavolinë duhet të mbyllen brenda orës 18.

TË NGJAJSHME

Koronavirusi shpërthen në Gjermani, ja sa raste të reja janë identifikuar në 24 orët e fundit

mergata.eu

OBSH tregon se cilat kategori mund të mbesin pa vaksinë anti-covid deri më 2022

mergata.eu

Premtimi i madh nga Joe Biden për vaksinën për COVID-19

mergata.eu