Gjatë pasditës së djeshme ka humbur jetën aksidentalisht në vendin e punës 32-vjeçari nga Kosova, V.A .
Familjarët janë njoftuar se vëllai i tyre në Zvicër ishte aksidentuar në vendin e punës duke pastruar kazanët e preparateve kimike në fabrikë.
“Na kanë njoftuar se vëllai ishte ngufatur nga gazrat por nuk kemi detaje tjera dhe po presin rezultatet e obduksionit”, ka thënë për albinfo.ch Avdyl Avdylaj nga Zabërgja e Klinës.
Ngjarja ka ndodhur në Reiden, Kantoni i Luzernit.
I ndjeri kishte migruar në Zvicër nga viti 2002. V.A. ka lënë üpas bashkëshorten dhe një fëmijë.
The post Reiden, Luzern: Humb jetën në vendin e punës 32 vjeçari nga Klina appeared first on Albinfo.