fbpx
Mergata News
Sport

Refuzimi për t’iu bashkuar Milanit, Igli Tare tregon për herë të parë çka ndodhi!

refuzimi-per-t’iu-bashkuar-milanit,-igli-tare-tregon-per-here-te-pare-cka-ndodhi!

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka zbuluar se ai mori vendimin e vështirë për të refuzuar një lëvizje në AC Milan.

Kohët e fundit u raportua nga Calciomercato se Milani bëri një përpjekje serioze për të joshur bosin e Lazios Simone Inzaghi dhe drejtorin Igli Tare për tu transferuar në San Siro, përcjell ORAinfo.

Rossonerët donin t’i besonin projektin teknik Tare me Simone në stol, një hipotezë që nuk u kthye në negociata ndërsa Tare mori vendimin për të qëndruar në kryeqytet.

Shqiptari tani ka zbuluar pse vendosi të qëndrojë në Lazio.

“Fëmijëria ime është e lidhur me AC Milanin e Hollandez të Sacchi. Unë isha një tifoz kur isha i ri, luajta ndeshjen time të parë në Serie A kundër Milanit”, ka thënë fillimisht ai.

“Oferta e Milanit erdhi dy sezone më parë nga Maldini, por marrëdhënia ime me Lazion është e jashtëzakonshme, unë kam qenë në Romë për shumë vite. Ishte një marrëdhënie e lindur papritur, si një dashuri që të mbingarkon. Megjithatë ishte e vështirë për mua të refuzoja Milanin”, ka thënë Tare
Në fund, Milani i besoi Leonardos rolin e drejtorit sportiv në sezonin 2018-19 por ai u largua, dhe Ricky Massara u punësua pasi kishte punuar më parë në Roma.

Nuk është hera e parë këtë vit që Tare diskuton të ketë një ofertë nga Milani, por në fund të fundit besnikëria e tij ndaj Lazios duket se ka qenë e madhe. /ORAinfo/

TË NGJAJSHME

Remzie Osmani uron bashkëshortin në përvjetorin e martesës

mergata.eu

Milani merr dy lajme pozitive nga stërvitja e sotme!

mergata.eu

Milan hyn në garë për qendërmbrojtësin 40 milionësh

mergata.eu