fbpx
Mergata News
Lajme

Qytetari ndjek me thikë policët në Gjakovë, dalin pamjet si në filma

qytetari-ndjek-me-thike-policet-ne-gjakove,-dalin-pamjet-si-ne-filma

Si në filma, qytetari ndjek me thikë policët në Gjakovë.

Një qytetar ka sulmuar me thikë policët në qytetin e Gjakovës.

Sulmuesi me thikë në dorë për një moment i afrohet një polici, ndërsa më pas shihet se si edhe policë të tjerë tentojnë ta kapin që të mos ndodhë më e keqja.

Rastin e kanë konfirmuar nga Policia e Gjakovës, të cilët kanë thënë se qytetari në fjalë ka sulmuar qytetarët të cilët e kanë njoftuar policinë.

“Qytetarët na kanë njoftuar se një qytetar po bën probleme, po i sulmon qytetarët me një thikë dhe shufër të hekurit. Personi në fjalë ka qenë i njohur për policinë në Gjakovë”, thonë nga policia e këtij qyteti.

Reporteri mëson se personi i cili ka sulmuar policët me thikë është pacient i repartit psikiatrik në spitalin rajonal në Gjakovë.

Policët megjithatë kanë arritur ta arrestojnë personin në fjalë, i cili është dërguar në spitalin psikiatrik dhe më pas me vendim të Prokurorit është ndaluar me 48 orë.

TË NGJAJSHME

Rritja e numrit të rasteve me koronavirus, Zemaj kërkon që Policia të kthehet në orar 12 orësh të punës

mergata.eu

Hoti thotë se posti i presidentit nuk mund të diskutohet në këtë kohë

mergata.eu

Armend Zemaj: ‘Ruani parat sepse deri verës mund të rrijm mbyllur

mergata.eu