fbpx
Mergata News
Lajme

Qeveria del me njoftim: Këto dy tema do të diskutohen të enjten mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel

qeveria-del-me-njoftim:-keto-dy-tema-do-te-diskutohen-te-enjten-mes-kosoves-dhe-serbise-ne-bruksel

Të enjten (nesër) në Bruksel diskutohet për zgjidhjen e pretendimeve financiare dhe çështjet e pronës.
Qeveria e Kosovës ka njoftuar se nesër do të ketë takim Kosovë-Serbi në Bruksel në nivel ekspertësh.

Sipas njoftimit për media, me ftesë të Emisarit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, delegacioni i Kosovës, i prirë nga Koordinatori Shtetëror Skënder Hyseni, ka udhëtuar sot për në Bruksel, ku nesër pritet të zhvillohet takimi i radhës me delegacionin nga Serbia.

Temë e diskutimit do të jetë zgjidhja e pretendimeve financiare dhe e çështjeve të pronës midis dy vendeve.

Me ndërmjetësimin e emisarit Lajçak, në takimin e nesërm, delegacionet do të vazhdojnë diskutimin e filluar në takimin e kaluar rreth kësaj çështjeje.

TË NGJAJSHME

Ganimete Musliu flet për Hotin: Është kryeministër arrogant, të dorëhiqet

mergata.eu

Reagon ashpër Behxhet Pacolli, ja sa para dhashë për popullin e Kosovës

mergata.eu

Shaip Kamberi kërkon rrëzimin e Qeverisë së re të Serbisë

mergata.eu