Mergata News
Kronika

Prokuroria jep detaje për privimin nga jeta të 19-vjeçarit në Gjilan

prokuroria-jep-detaje-per-privimin-nga-jeta-te-19-vjecarit-ne-gjilan

Vr.asja e 19-vjeçarit në Gjilan, prokuroria jep detaje.

Prokuroria Themelore në Gjilan ka dhënë detaje përmes një komunikate për media për 19-vjecarin nga kjo komunë që ka vdekur pasi u ther me thi.kë.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Kr.ime të Rënda, ju njofton se më 23 Tetor 2020, pas mesnatës, në rrugën ‘’Gjon Sereqi’’ në Gjilan, dyshohet se një person i moshës 19 vjeçare është sulmuar me thi.kë, i cili për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

Në komunikatë, bëhet e ditur se i ndjeri është transferuar edhe në QKUK derisa aty ka ndërruar jetë.

“I ndjeri E.S., fillimisht është dërguar për ndihmë mjekësore, në Emergjencën e Spitalit Regjional, në Gjilan, pastaj është transferuar në QKUK, në Prishtinë, ku edhe ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i të ndjerit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë dhe rasti është cilësuar si ‘’Vra.sje e rëndë”, thuhet tutje në njoftim.

Lidhur me këtë çështje prokuroria në bashkëpunim me policinë janë duke ndërmarrë veprime hetimore, të cilat përfshijnë edhe intervistimin e familjarëve të të ndjerit dhe dëshmitarëve tjerë, me qëllim të ndriçimit të kësaj çështje penale.

TË NGJAJSHME

Grabitje e madhe në Prizren, hajnat vjedhin para e stoli ari në vlerë 90 mijë euro

mergata.eu

Në Gjermani po fillon Diçka e re, Ja për cka Bëhet fjalë

mergata.eu

Prokuroria jep detaje: 19 vjeçarja u gjet e vdekur në një lis jo larg shtëpisë së burrit

mergata.eu