Mergata News
Lajme

Pritet raport i ri për rastin e Astrit Deharit

pritet-raport-i-ri-per-rastin-e-astrit-deharit

Ekspertët nga Llozana kanë kërkuar informata të reja për rastin e Astrit Deharit.

Nga kjo qeli u nxor i vdekur katër vjet më parë.

Ndërkohë, rrethanat se si vdiq Astrit Dehari ende nuk janë zbardhur.

Për të hedhur diritë mbi këtë rast, në këtë qeli në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, qëndruan edhe një ekip i ekspertëve zviceran.

Këtë herë, ishin dy ekspertë zviceranë në praninë e hetuesve të Policisë së Kosovë, prokurorit special dhe avokatit të familjes, që bënë shikimin e vendit ku Dehari qëndroi për 78 ditë.

E këtu, për herë të parë u zbuluan disa dyer, që lidhin qendrën e Paraburgimit të Prizrenit me stacionin e Policisë në Prizren.

Avokati Tomë Gashi pretendon se kjo ngjallë dyshime të reja, në lidhje me qasjen në këtë hapësirë.

Pos vizitës në Qendrën e paraburgimit, ekspertët zviceranë kanë mbajtur disa takime me hetues dhe prokuror gjatë qëndrimit dy ditor në Kosovë.

Ata kanë kërkuar informata dhe të dhëna nga institucionet e përfshira.

Ftesën për vizitën në Kosovë, ekspertëve nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Zvicër, e ka bërë kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi.

Rastin Dehari aktualisht po e heton prokurori special, Afrim Shefkiu.

Të premten, ishte planifikuar një konferencë për media, me rastin e përfundimit të qëndrimit në Kosovë të dy ekspertëve, por që e njëjta nuk u mbajt, ani pse e kishte paralajmëruar prokurori Special.

TË NGJAJSHME

Zbulohet më në fund: Kryeministri Hoti i jep leje Petkoviqit për ta vizituar Kosovën

mergata.eu

Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit

mergata.eu

Deputeti i VV-së kritikon Qeverinë Hoti, i përgjigjet Selmanaj

mergata.eu