Mergata News
Lajme

Presidenti Thaçi takon kryetaren e KQZ-së, diskutojnë mundësinë për t’i organizuar zgjedhjet në Podujevë e Mitrovicë të Veriut

presidenti-thaci-takon-kryetaren-e-kqz-se,-diskutojne-mundesine-per-t’i-organizuar-zgjedhjet-ne-podujeve-e-mitrovice-te-veriut

Thaçi takon Dakën, diskutojnë mundësinë për t’i organizuar zgjedhjet në Podujevë e Mitrovicë të Veriut.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka takuar sot kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Dakën.

Siç njofton Zyra e Presidentit, Thaçi dhe Daka kanë diskutuar lidhur me mundësinë e organizimit të zgjedhjeve për kryetar të Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut.

“Presidenti Thaçi dhe kryetarja Daka kanë biseduar për mundësitë e organizimit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës dhe në Komunën e Mitrovicës së Veriut”, thuhet në komunikatë.

Presidenti Hashim Thaçi kishte shtyrë mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në Komunën e Podujevës dhe në Komunën e Mitrovicës së Veriut, me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë COVID-19.

TË NGJAJSHME

Armend Zemaj: ‘Ruani parat sepse deri verës mund të rrijm mbyllur

mergata.eu

Fitorja e Joe Bidenit forcon shtetësinë e Kosovës! Ajo e Donald Trump e zbehë atë

mergata.eu

Shajeni se s’ka mbetur gjë pa thënë për të, por një dijeni që Thaçi do të mbetet..

mergata.eu