fbpx
Mergata News
Lajme

Presidenti Thaçi e pret në zyrë Lajçakun, asociacioni temë kryqe e takimti

presidenti-thaci-e-pret-ne-zyre-lajcakun,-asociacioni-teme-kryqe-e-takimti

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe Çështje të tjera Rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Takimi i Thaçit dhe Lajçakut është mbajtur pa praninë e mediave.

Kjo është dita e dytë e vizitës së Lajçakut në Kosovë, ku do t’i takojë krerët e partive në Kosovë. Gjatë ditës së djeshme ai u takua me kryeministrin e vendit, Avdullah Hoti, dhe kryekuvendaren Vjosa Osmani.

Thaçi ishte takuar me Lajcak edhe pak ditë më parë në Bruksel, derisa lajmin për këtë takim e kishin konfirmuar të dy përmes rrjeteve sociale.

Lajçak po viziton Kosovën pas bllokimit të dialogut me Serbinë, pasi që në tavolinë të diskutimit u kërkua që të vihet edhe Asociacioni.

TË NGJAJSHME

Mustafa flet për Vjosa Osmanin: Nuk po merremi me të, s’është rasti i parë i largimit nga LDK

mergata.eu

Pasi vizitës në Kosovë, ekspertët zviceranë do të hartojnë edhe një raport për vdekjen e Deharit

mergata.eu

Këto janë qytetet që regjistruan më së shumti raste të reja të koronavirusit

mergata.eu