Mergata News
Lajme

Presidenti Thaçi cakton datën e zgjedhjeve në Podujevë e Mitrovicë Veriore

presidenti-thaci-cakton-daten-e-zgjedhjeve-ne-podujeve-e-mitrovice-veriore

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallur datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës dhe për Kryetar në Komunën e Mitrovicës së Veriut.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në këto dy komuna, bazuar në vendimin e presidentit Thaçi do të mbahen më 29 nëntor 2020.

Presidenti Thaçi e ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve në Komunën e Podujevës dhe në atë të Mitrovicës së Veriut në përputhje me vendimet dhe ligjin në fuqi.

Në dy vendimet e presidentit Thaçi theksohet se organizimi dhe mbajtja e zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Podujevës dhe për Kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut duhet të bëhet në koordinim dhe bashkërendim me institucionet përkatëse, në pajtim me Ligjin Nr. 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës.

TË NGJAJSHME

Pa paralajmërim, bllokohen banorët e kësaj rruge të Prishtinës

mergata.eu

Albin Kurti del haptas: Votojeni Joe Bidenin

mergata.eu

Nga këto komuna janë 98 rastet e reja me koronavirus në Kosovë

mergata.eu