fbpx
Mergata News
Lajme

Policia jep detajet e fundit: 3 të vdekur e 15 të plagosur pas sulmit në Vjenë

policia-jep-detajet-e-fundit:-3-te-vdekur-e-15-te-plagosur-pas-sulmit-ne-vjene

3 të vdekur e 15 të plagosur pas sulmit terrorist në Vjenë, policia jep detajet e fundit.

Policia e Vjenës ka konfirmuar se tre persona kanë vdekur nga sulmi terrorist që ka ndodhur.

Përmes Twitterit, nga ky institucion thonë se bëhet fjalë për dy burra dhe një grua që kanë vdekur pasi që janë qëlluar me armë zjarri.

Gjithashtu, bëhet e ditur se gjithsej 15 persona kanë mbetur të plagosur pas sulmit, derisa në mesin e tyre është edhe një oficer policie.

Sulmi ishte organizuar nga së paku një person, që është qëlluar dhe vrarë nga policia, thuhet në njoftimin e Policisë së Vjenës, derisa bëhet e ditur se ky sulm terrorist është bërë me motive islamike.

Tutje, bëhet e ditur se personi që kreu sulmin kishte armë të gjata me vete si dhe një jelek shpërthyes që pas kontrollit policor doli të jetë fals.

Policia ka njoftuar se kanë kontrolluar apartamentin e të dyshuarit.

TË NGJAJSHME

Ikballe Huduti ua tregon vendin Halil Kastratit dhe Elvis Naçit, dhe thotë se është e tur pshme

mergata.eu

Koronavirusi mbyllë 11 shkolla në Prishtinë, mësimi mbahet në distancë

mergata.eu

Porosia dykuptimshme e BE-së- marrëveshja çështje muajsh, por pa afate artificiale

mergata.eu