Të përballur me Prokurorinë Speciale Ndërkombëtare, Hashim Thaçi me shokë sërish po na prekin në pikën më të do bët që kemi ne shqiptarët: luf tën e UÇK-së. Po mundohen të thirren në shenjtërinë e kësaj lu fte mu ata që nëpërkëmbën e devijuan në formën më të vrazhdët vlerat dhe qëllimet e lu tes për ndërtimin e një Kosove si shtet pa krím, pa korr upsion dhe shtet të së drejtës. Ata që të zhytur në luks, me vite e dekada kishin harruar luf tëtarët më të mirë të UÇK-së, tani thirren prap në vlerat e saj. Sepse tash janë ngushtë, jo për diçka tjetër. Ata që vetë e votuan Prokurorinë speciale tani shtiren si víktíma të pafajshme të asaj prokurorie. Po, po, ata që për karrige e pushtet u futën në biseda e pazara me Serbinë për “zaednica” e madje edhe për terrítore, tani do u angazhokan për pastërtinë e luf tës.
E jo vetëm me Serbinë, por në pazare u futën edhe me Malin e Zi, duke ia falur Çakorrin. Ata që bënë pallate e miliona, tani shtiren si víktíma. Jo, jo. Kontributin tuaj për UÇK-në e për lirinë e Kosovës ju me vetëdëshirë e dogjët duke u futur në biznese të dyshimta. Askush nuk ju ka çu me zor, vetë ua ka pasë ëndja. Skeni më të drejtë që të thirreni në atë kontribut, e keni harxhuar këtë kredi. Po mos ta kishit djegur kredinë e luf tës, a mendoni se sot Prokuroria do të mund ta merrte Hashim Thaçin në Hagë? Dy milionë kosovarë do çoheshin në këmbë për ta mbrojtur. E jo vetëm kosovarët, por gjithë shqiptarët e Ballkanit, duke na përfshi edhe neve këtu në Maqedoninë e Veriut. Mirëpo, pasi që zgjodhët korru psionin në vend se të ruani pastërtinë e figurës suaj usht arake, edhe vetë po e shihni se askujt nuk po i bëhet vonë që po ju marin andej. Bile ne shqiptarët në Maqedoni po e lusim Zotin që ta keni këmbën e lehtë dhe ti merni me vete edhe disa patriotë milionerë që i kemi këtu.