fbpx
Mergata News
Jetë

Po afrohet një fazë e re e pandemisë

po-afrohet-nje-faze-e-re-e-pandemise

Një fazë e re e pandemisë po afrohet.

Me gjithë rregullat për vendosje të maskave dhe distancë sociale, numri i të infektuarve me koronavirus është në rritje gjetkë. Ka frikë se me afrimin e sezonit të vjeshtës, vala e infektimeve të reja do të marrë hov të ri. Por, a mund ta parandalojmë atë?

Sot bëhen gjashtë muaj prejse COVID-19, sëmundja që e shkakton koronavirusi, është shpallur pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Më 11 mars, drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se është “thellësisht i shqetësuar” me “nivelet alarmuese të infektimit”.

Ai iu ka bërë thirrje qeverive që ta ndryshojnë drejtimin e shpërthimit të sëmundjes, duke ndërmarrë “veprime urgjente dhe agresive”.

Disa orë më vonë, Italia ka shpallur izolimin më të ashpër në Evropë, në atë kohë.

Gjashtë muaj pas, numri i njerëzve të infektuar vazhdon të rritet në shumë vende.

Mbi 27 milionë njerëz janë konfirmuar pozitivë në gjithë botën.

Prej tyre, mbi 909,000 kanë vdekur dhe afro 19 milionë janë shëruar.

Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të viktimave: mbi 191,000.

Ato pasohen nga Brazili, India dhe Meksika.

Në Evropë, numrin më të madh të viktimave e ka Mbretëria e Bashkuar: mbi 41,000.

TË NGJAJSHME

Alarmon NASA, thotë se një asteroid është nisur drejt Tokës

mergata.eu

Kjo është historia e 28-vjeçares që lindi fëmijën e parë derisa ishte në mes të provimit

mergata.eu

E thotë studimi: Ja sa kohë pas infeksionit vazhdon njeriu të jetë imun

mergata.eu