Mergata News
Sport

Pioli ka diҫka për të thënë pas fitores

pioli-ka-diҫka-per-te-thene-pas-fitores

Trajneri Pioli ka diҫka për të thënë pas fitores.

Stefano Pioli duket se është mëse i kënaqur me lojtarët që ka në dispozicion.

Trajneri i Milan ka pranuar se skuadra e tij tashmë ka shumë mundësi për rotacione, pas fitores 3:0 ndaj Sparta Prague.

Pioli ka bërë të ditur se me formën e lartë të lojtarëve, është e vështirë të përcaktohet një formacion startues bazë.

“Duhet ta pranoj se është bërë e vështirë të zgjedh 11-ën startuese, pasi të gjithë po bëjnë mirë”, ka thënë Pioli.

“Djemtë po punojnë me përkushtim dhe kjo më bën t’i zgjedh të gjithë. Dëshironim forcë dhe thellësi dhe tani mund të marrim më të mirën nga ajo”, shtoi italiani.

Milan janë liderë në Serie A dhe tashmë edhe në grupin e Ligës së Evropës.

TË NGJAJSHME

I shënoi gol Milanit, kjo është deklarata e shqiptarit Marash Kumbullës

mergata.eu

Berisha: “A po mendoni që s’po duam të fitojmë a? Nuk jemi Brazili”

mergata.eu

Drita – Gjilani, formacionet zyrtare

mergata.eu