Mergata News
Vip/Kultura

Piktori shqiptar pasqyron punën e tij në Gjermani

piktori-shqiptar-pasqyron-punen-e-tij-ne-gjermani

Piktori shqiptar, Rifat Gecaj, me veprimtari në Gjermani, së fundi ka bërë të ditur një ekspozim modest të pikturave të tij në Gjermani, shkruan albinfo.ch.

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Mynih gjithmonë ka dyert e hapura dhe është mbështetëse e fuqishme e artit dhe kulturës sonë si dhe ofron promovimin e këtyre vlerave në hapësirat e konsullatës.

Kësaj radhe në ambientet e konsullatës janë ekspozuar dhjetëra piktura të piktorit të mirënjohur nga Kosova, Rifat Gecaj, i cili jeton dhe zhvillon veprimtarinë e tij artistike në Mynih dhe pas shumë ekspozitave në galeritë e njohura të vendeve të ndryshme botërore, si në Amerikë, Itali, Gjermani etj., na nderoi me vizitën e tij në konsullatën tonë.

Në bashkëbisedim me Konsullin e Përgjithshëm, z. Afrim Nura, u theksua rëndësia e prezentimit të artit dhe kulturës si dhe krijuesve të shumtë nga Kosova në skenat artistike bavareze. /Albinfo.ch

The post Piktori shqiptar pasqyron punën e tij në Gjermani appeared first on Albinfo.

TË NGJAJSHME

Njihuni me dhëndrin e ri të Shkurte Fejzës

mergata.eu

Ledri do të bëhet fort xheloz, Sara publikon foto e zhveshur në shtrat!

mergata.eu

Vjehrra e Arianës e bën edhe këtë punë për rejën e saj

mergata.eu