Mergata News
Lajme

Përplasje mes Gjyshincës dhe Beqirit: “Nuk mundesh me vendos krye në veti, udha e marë të koftë”

perplasje-mes-gjyshinces-dhe-beqirit:-“nuk-mundesh-me-vendos-krye-ne-veti,-udha-e-mare-te-kofte”

“Nuk mundesh me vendos krye në veti, udha e marë të koftë”, përplasje mes Gjyshincës dhe Beqirit.

Një përplasje mes deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetarit të Komisionit për Integrimeve Evropiane, Ismet Beqiri, ka ndodhur pasi VV-ja nuk ka dashur të marrë pjesë në raportimin e minsitres së Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, për shkak se nuk kanë marrë asnjë njoftim paraprak se për çfarë do të raportojë ministrja Haradinaj-Stublla.

Anëtarja e këtij komisoni nga radhët e VV-së, Arbëreshë Kryeziu tha se nuk e di pse ministrja e Punëve të Jashtme duhet të raportonte rreth çështjes së liberalizimit të vizave.

“Nuk e dim, ne si komision jemi dakorduar, ndërsa nuk jemi dakorduar që ministrja e Jashtme të vijë e të raportojë për çështjen e liberalizimit të vizave. Prandaj duke e parë komplet të panevojshme këtë, ne se VV nuk do të marrim pjesë në ktë raportim”, tha Kryeziu.

Ndërsa deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, thotë se ajo e ka kërkuar që ministrja e Jashtme të raportojë në këtë komison, pasi ka pasur takime që kanë të bëjne me çështjen e liberalizimit të vizave.

Por, kryetari i këtij komisioni nga radhët e LDK-së, Ismet Beqiri thotë se ai nuk e thërret asnjë ministër për të raportuar pa aprovimin e komisionit, ndërsa i menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit të VV-së, Gazmend Gjyshinca, i cili derisa ishte në këmbë thoshte se “ nuk ka pasur vendim për ta thirrë ministren e Punëve të Jashtme në raportim”.

“Nuk mundesh me vendos në krye në veti”, i thotë Gjyshinca, raporton Gazeta Express.

Beqiri i thotë se çdo gjë është në rregull, por Gjyshinca ia kthen “Nuk jemi në rregull”.

“Mos kofshë në rregull, shko”, i drejtohet Beqiri, derisa Gjyshinca ia kthen duke thënë “Po po shkoj”.

“Udha e marë të koftë”, ia kthen Beqiri.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu dhe Gazmend Gjyshinca janë larguar nga takimi i komisionit për Integrim Evropian.

TË NGJAJSHME

Lajm i madh për Kosovën, Hillary Clinton Ambasadore në OKB?

mergata.eu

Moti për dy ditët e ardhshme në Kosovë, iu presin këto temperatura

mergata.eu

Projektligji për UÇK’në, ndryshon betimi i ushtarit

mergata.eu