fbpx
Mergata News
Sport

“Për kokë të nënës ai po luan kundër nesh”, Benzema i kërkoi falje Viniciusit

“per-koke-te-nenes-ai-po-luan-kunder-nesh”,-benzema-i-kerkoi-falje-viniciusit

Ka paqe mes Benzemas dhe Viniciusit.

Karim Benzma është gjendur në qendër të një skandali pas ndeshjes me Borussia Monchengladbach në Ligën e Kampionëve.

Pas kësaj ndeshje është shfaqur një video e cila është regjistruar në pushimin mes pjesëve, me Karim Benzman që i kërkon Mendyt të mos i pasojë topin Viniciusit.

“Bëj çfarë të duash, luaj me mua, ai po luan kundër nesh”, ishin fjalët që Benzema i tha Mendyt, përcjell lajmi.

Benzema provoi se me të vërtetë dëshironte atë, pasi në vazhdimin e pjesës së dytë ai nuk i pasoi asnjëherë topin Viniciusit.

Video krijoi një skandal të madh dhe të gjithë prisnin që Benzema të dënohej nga Real Madrid, por një gjë nuk ka ndodhur deri më tani.

Gazeta spanjolle Marca ka sjellë detaje të reja rreth kësaj situatën. Benzema dhe Vinicius janë stërvitur normalisht, dhe Zidane qëllimisht i ka futur në të njëtin grup.

Takimi ishte i çuditshëm sipas informacioneve të medias së njohur, por Benzema menjëherë i kërkoi falje shokut të skuadrës.

TË NGJAJSHME

Club Brugge – Lazio, formacionet zyrtare

mergata.eu

Vendim i papritur i Ibrahimovicit: A po e paralajmëron rikthimin në Kombëtaren e Suedisë?

mergata.eu

Lajme të mira për inter, edhe një lojtar shërohet nga koronavirusi

mergata.eu