Mergata News
Lajme

PDK reagon pas shkarkimit të drejtorit të ATK-së dhe drejtorit të doganësë

pdk-reagon-pas-shkarkimit-te-drejtorit-te-atk-se-dhe-drejtorit-te-doganese

Pas drejtorit të Policisë është shkarkuar edhe drejtori i ATK-së dhe ai i doganës.

Deputeti i PDK’së, Sejdi Hoxha, ka reaguar pas shkarkimeve të tre drejtorëve nga kryeministri Avdullah Hoti.

Hoxha thotë se LDK’ja nuk po mund të përmbahet nga “veprimet komuniste” dhe thotë se shkarkimi i drejtorit të përgjithshëm të Policisë u bë për shkak të arrestimit të nënkryetarit të LDK’së, Haki Rugovës.

Shkrimi i plotë i Hoxhës.

“LDK nuk po mundë të përmbahet nga veprimet komuniste, shkarkimi i Drejtorit të policisë po shihet që mund të jetë kryekëput i lidhur me arrestimin e nënkryetarit të kësaj partie Haki Rugova, nuk e dijë nëse shkarkimi i tij mund te jetë mesazh edhe për prokuroret dhe gjyqtarët që do të merren me këtë çështje, kështu ka thënë Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Sejdi Hoxha .

“Shkarkimi i drejtorit të doganave dhe të ATK-së është veprim politik i këtij Kryeministri të dështuar i cili po tenton që ta politizoj çdo institucion publik në Kosovë

Kjo Qeveri e dështuar e cila me veprime të tilla dëshiron t’i mbuloj skandalet e veta nuk meriton ta udhëheq vendin, si e tillë duhet sa më shpejt të shkarkohet”, tha deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Sejdi Hoxha.

TË NGJAJSHME

Shpërthimi i valës së dytë në Evropë, në Kosovë nuk ndalen dasmat

mergata.eu

Mihrije Braha “Qato banesat e Halil Kastratit se kan vleren as sa Mercedesi djalit tem.

mergata.eu

Kjo është e tepërt, Ja çka thotë Gani Geci për Hashim Thaçin

mergata.eu