fbpx
Mergata News
Lajme

PDK: Do ta votojmë edhe rrëzimin e Qeverisë nëse LVV i siguron nënshkrimet

Partia Demokratike e Kosovës është shprehur e gatshme për shkuarjen në zgjedhje dhe rrëzimin e Qeverisë Hoti.

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se janë të gatshëm të diskutojnë me parti tjera për zgjedhjen e Presidentit.

Ai ka theksuar se në rast se nuk ka marrëveshje atëherë PDK është e gatshme për shkuarjen në zgjedhje.

Bytyçi po ashtu ka shkruar se në rast se LVV i sjellë 40 nënshkrime në seancë për rrëzimin e Qeverisë Hoti, atëherë PDK do ta votoj rrëzimin e kësaj Qeverie.

Postimi i plotë:

Partia Demokratike e Kosovës nuk beson në mentalitetin arkaik të borxheve në politikë. Tuxharllëku i partive tjera politike për postin e presidentit, janë të pakuptimta, ne besojmë në parime dhe marrëveshje politike.
Si parti e përfaqësuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ne jemi të gatshëm të diskutojmë me partitë tjera për zgjedhjen e Presidentit. Nëse nuk ka marrëveshje, edhe shterohen rrugët institucionale edhe kushtetuese. Kosova shkon në zgjedhje, e për këtë çështje, PDK është gati!

*Përjashtim bën këtu situata kur 40 nënshkrime i sjellë VV në seancë për mocionin e votëbesimit. Atëherë, PDK do ta votoj rrëzimin qeverise duke ofruar 24 vota. /Telegrafi/

TË NGJAJSHME

Pas deklaratave të Ramushit, i reagojnë nga PDK-ja: Ja kush do t’ia tregoj vendin atij

admin

Tahiri i PDK-së: Kur e dëgjova Hotin, nuk e dita a është duke folur për Kosovën

mergata.eu

Deputeti i LDK-së ia publikon Isa Mustafës videon që nuk do të donte t`ia shikonte askush

admin