fbpx
Mergata News
Sport

Pato po rikthehet në Serie A, befason me klubin e ri

pato-po-rikthehet-ne-serie-a,-befason-me-klubin-e-ri

Ish-sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato, mund të rikthehet në Serie A, pas interesimit që skuadrat si Genoa dhe Spezia e kanë shfaqur për të.

Pato është pa klub pasi që u largua nga Sao Paulo në gusht të këtij viti dhe mediat italiane kanë raportuar se braziliani është në kontakt me disa klube të Italisë për një rikthim të mundshëm këtë sezon, transmeton Express.

Genoa e konsideron 31-vjeçarin në listën e dëshirave të Enrico Preziosit, por gjithashtu edhe Spezia i ka ofruar mundësinë që t’i bashkohet në rrugëtimin e tyre në Seria A.

Ndërsa edhe klubi Monza i është bashkuar garës, dhe që mund të ribashkohet me Presidentin Silvio Berlusconi dhe drejtorin sportiv Adriano Galliani, të cilët ishin bashkë me brazilianin pjesë e skuadrës së Milanit.

Pato ka luajtur 117 ndeshje në Seria A gjatë gjashtë sezoneve te Milani, duke kontribuar me 51 gola.

TË NGJAJSHME

Udinese- Milan, formacionet zyrtare

mergata.eu

Kosova me 10 mungesa përballë Greqisë

mergata.eu

Përfundon ndeshja Milan – Sparta, këto janë notat e lojtarëve

mergata.eu