Mergata News
Lajme

Pas votimit në lexim të parë të projektligjit për rimëkëmbje ekonomike, LDK ka edhe këtë kërkesë

pas-votimit-ne-lexim-te-pare-te-projektligjit-per-rimekembje-ekonomike,-ldk-ka-edhe-kete-kerkese

Kuvendi i Kosovës me 64 vota pro e ka votuar projektligjin për rimëkëmbje ekonomike.

Pas votimit, shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka falënderuar të gjithë deputetët.

“Ju falënderoj shumë për angazhimin dhe për votën për këtë projektligj”, tha Gashi.

Ai po ashtu, theksoi se nëse kanë vullnet deputetët e Kuvendit të Kosovës, të ftohet edhe një seancë tjetër e jashtëzakonshme ku do të votohet edhe në lexim të dytë dhe të përfundojë çdo gjë rreth këtij projektligji.

Mirëpo, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, i tha Gashit, se ai i di rregullat e Kuvendit që janë të përcaktuara në bazë të Kushtetutës së Kosovës dhe se një gjë e tillë nuk lejohet, pasi që tashmë është edhe një seancë plenare, e cila pritet të fillojë pas pak.

TË NGJAJSHME

Pasuria e grave të politikanëve kosovarë, ja kush është e para dhe e fundit në listë

mergata.eu

Jashari për vizitën e Petkoviqit në Drenicë: Kërkoj falje për familjet e dëshmorëve, shteti nuk më njoftoi

admin

Kryeministri Hoti takon delegacionin amerikan për Ujmanin

mergata.eu