Mergata News
Opinione

Pas humbjes së Kosovës në Maqedoni, kryetari i “Dardanëve” ka disa fjalë

pas-humbjes-se-kosoves-ne-maqedoni,-kryetari-i-“dardaneve”-ka-disa-fjale

Kryetari i “Dardanëve” ka disa fjalë pas humbjes së Kosovës në Maqedoni.

Kryetari i tifo grupit “Dardanët” ka bërë një deklaratë të fortë sot pas dite pas humbjes se Kosovës nga Maqedonia e Veriut.

Kosova humbi mbrëmë kundër Maqedonisë se Veriut me rezultat 2-1 dhe për këtë shumë tifozë kanë drejtuar gishtin edhe nga disa lojtarë që kanë munguar në këtë ndeshje.

Por, sipas Luli Berishës, adresime të tilla dhe fyerje nuk duhet që të merren shumë parasysh dhe se Dardanët do të jenë prapa Kosovës si në fitore ashtu edhe në humbje.

Më poshtë reagimi i Luli Berishës:

Kosova e humbi ndeshjen me Maqedoninë e veriut.

Kjo ndeshje me të drejt quhej historike, sepse jepte mundësinë të shkohej në finale të play-off me Gjeorgjinë për kualifikim nê Euro2021.

Kosova vërtetë humbi një rast të mirë për kualifikim në Kampionat Evropian.

Por, a do të thotë se me humbjen e ndeshjes duhet të humbim dinjitetin dhe të fshijmë kujtesën?

A do të thotë se me humbjen e kësaj ndeshje ne duhet të hudhim poshtë gjithë mundin, djersën dhe pse jo lotët e lojtarëve tanë për shumë vite që kaluan?

U harruan fitoret e njëpasnjëshme, rekordet e thyera pa humbje? U harruan gëzimet dhe krenarinë që na e sollën djemtë tanë me paraqitjet e shkëlqyera?

U harrua që me vite të vetmet lajme të mira nga Kosova në botë vinin nga këta djem, nga ky ekip, nga kjo kombëtare e futbollit?

U harrua që ne Dardanët, ishim me djemtë tanë në shi e në borë dhe kur pësonim humbje të njëpasnjëshme? Kur duhej të udhëtojmë me qindra kilometra edhe për ndeshjet që luanim si vendas?

Por, unë nuk i harroj asnjë nga këto. Sikurse nuk i harroj as ata që sikur tani, edhe në të kaluarën ishin kundër vet ekzistencës së kombëtares së Kosovës.

Nuk i harroj as fyerjet e atëhershme ndaj neve tifozëve të Kosovës, sikur që nuk do t’i harroj fyerjet që po u bëhen lojtarëve tanë tani.

Ne, Dardanët, tifozët e Kosovës, do të jemi përgjithmonë me lojtarët tanë, si në humbje ashtu edhe në fitore.

Ne, Dardanët, tifozët e Kosovës, bëjmë thirrje gjithë atyre që nga pezmi i humbjes së ndeshjes ofenduan lojtarët tanë, të ndalojnë me sharjet dhe komentet përçmuese.

Ndërsa atyre që ofendimet, sharjet dhe fjalët e pista kundër Kosovës dhe lojtarëve tanë i kanë në agjendë nga dita e parë kur Kosova u anëtarësua në UEFA dhe FIFA, u themi se Kosova dhe Dardanët janë këtu dhe do të jenë ketu përgjithmonë përkundër përpjekjeve tuaja përçarëse.

Ne, Dardanët, bijtë dhe bijat e tu, Kosovë.

Me respekt L.B

TË NGJAJSHME

Hallall buka e Kosovës, për gjithë deputetët që i thanë JOOOO, Gjykatës Speciale!

mergata.eu

Rritje e frikshme e rasteve të reja me Covid-19 në Itali

mergata.eu

Tërmet i fuqishëm në Turqi, deri tani 30 të vdekur

mergata.eu