Mergata News
Lajme

Pas detyrës në Kosovë, BE e çon Apostolovën në këtë vend

pas-detyres-ne-kosove,-be-e-con-apostoloven-ne-kete-vend

Bashkimi Evropian e ka dërguar Apostolovën në këtë vend.

BE ia ka caktuar një detyrë të re Nataliya Apostolovas, e cila e përfundoi misionin në Kosovë si shefe e Zyrës së BE-së. Ajo është catuar si udhëheqëse e Misionit të BE-së për Polici dhe Sundim të Ligjit në territorin e Palestinës (EUPOL COPPS).

Kështu, Apostolova bëhet gruaja e parë që e drejton EUPOL COPPS, ka njoftuar faqja zyrtare e BE-së.

Gjatë karrierës diplomatike mbi 25-vjeçare, Apostolova ka shërbyer në pozita të larta në Lindje të Mesme dhe Ballkan.

Ajo kishte shërbyer si shefe e delegacionit të BE-së në Libi nga korriku i vitit 2013 deri në gusht të vitit 2016 dhe si shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë nga shtatori i vitit 2016 deri në gusht të këtij viti.

Në pozitën e zëvendëskryetares në EUPOL COPPS është emëruar një grua tjetër, Katja Dominik nga Gjermania.

TË NGJAJSHME

Berisha kritika LDK-së: Humbja në Podujevë, rezultat i shkarkimit të antarëve të partisë

admin

Publikohet dokumenti: Ja sa miliona marka mori Xhavit Haliti nga Ahmet Krasniqi, këta dy persona e dhanë urdhrin…

admin

Albin Kurti del haptas: Votojeni Joe Bidenin

mergata.eu