Dy persona, ende të paidentifikuar, teksa ishin duke udhëtuar me motor, kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të automjetit të policisë, brenda të cilit ndodhej shefi i policisë bashkiake të Malësisë së Madhe, Mentor Hasanaj 37-vjeç, babai i tij Xhelal Hasanaj 74-vjeç, dhe bashkëshortja, Vjollca Hasanaj 28-vjeç.
Mësohet se shefi i policisë Hasanaj ka marrë tre plumba, dy në kokë dhe një në hundë. Mjekët kanë mundur t’i heqin plumbin nga hunda dhe njërin që kishte në kokë. Ndërsa një tjetër e ka ende brenda në kokë edhe pse Hasanaj është i vetëdijshëm.
Në këtë ngjarje ka mbetur i plagosur edhe babai i efektivit Xhelal Hasanaj 74-vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë.
Policia është ngritur në këmbë pas kësaj ngjarjeje të rëndë, dhe po kreh zonën për të bërë të mundur kapjen e autorlve. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërkohl që bëhet me dije se pista kryesore ku po hetohet është ajo e detyres së 37-vjeçarit.