Mergata News
Lajme

Osmani për Hotin: Po tregohet arrogant, do të mbesë me duar në xhepa

osmani-per-hotin:-po-tregohet-arrogant,-do-te-mbese-me-duar-ne-xhepa

Vjosa Osmani nuk po i kursen kritikat për kryemintrin Hoti.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, po tregohet arrogant para deputetëve në Kuvend.

“Ai më tha se pozita ime nuk ka funksion kushtetues. Unë i kam thënë atij që të lexojë kushtetuesen. Po mundohet të thotë se Kryetarja e Kuvendit nuk ekziston si institucion në këtë mënyrë ai po e humb edhe atë pak kredibilitet që e ka në Kuvend. Pakënaqësia me të është enorme. Po tallet në daljet në Kuvend dhe nuk e ka respektuar Kushtetutën në shumë vendime që i ka marrë. Për dallim prej Hotit unë kam legjitimitet”, thotë ajo.

“Do të mbesë me duar në xhepa. Atë që e ka quajtur platformë për dialog, kurrë nuk e ka sjellë në Kuvend. Ka thënë se Skender Hyseni nuk ka kurrfarë funksioni, por kjo nuk është e vërtetë. E kemi parë se Lajcak ka bërë takime në nivel europian me Hysenin. Hoti nuk u treguar i sinqertë”, tha ajo.

TË NGJAJSHME

Lisi i mrekullive në Kosovë: Kush e puthë tri herë e gjen fatin e jetës!

mergata.eu

Vuçiqi ker cenon Kosoven me Iu ftên, Kjo është reagimi i Komandantes sonë supreme!

mergata.eu

Cili keni më shumë para, ti apo Nexhati? Remzie Osmani befason me përgjigjen

mergata.eu