Mergata News
Lajme

Njoftim i rëndësishëm sapo erdhi për liberalizimin e vizave Kosovë!

Më 26 dhe 27 nëntor takohen delegacionet teknike Kosovë – Francë për liberalizimin e vizave.Më 26 dhe 27 nëntor 2020 do të mbahet takimi vírtual i delegacíoneve teknike nga Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës dhe ajo e Republikës Franceze, lidhur me bashkëpunim bilateral në fushën e sigurisë dhe me fokus në çështje që lidhen me liberalizimin e vizave.

Lajmin e ka konfirmuar Kryeministri Avdullah Hoti, i cili theksoi se aranzhimi i këtij takimi është rezultat i dakordimit midis tij dhe Presidentit të Republikës së Francës z. Emmanuel Macron, në video konferencën e djeshme.

Pas takimit teknik shumë shpejtë pritet edhe takimi politik në nivel të ministrive të brendshme të të dyja vendeve.

TË NGJAJSHME

MASH tregon se çka po ndodh me shkollat ku po paraqiten raste me Covid-19

mergata.eu

Rreth 1 mijë raste aktive me COVID-19 në Prishtinë

mergata.eu

S’ka liberalizim të vizave as këtë vit!

mergata.eu