Një qytetar ka raportuar në Polici se vajza e tij e mitur derisa ishte duke ecur në këmbë, një person i panjohur, i cili lëvizte me biçikletë, ia kishte grabitur telefonin celular nga dora.
Sipas ankuesit, vlera e telefonit është 1,100 euro.
Rasti, i cili po trajtohet si grabitje, është nën hetime.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Spitalit Rajonal.