fbpx
Mergata News
Lajme

Një person arrestohet në Pejë për veprën ‘grabitje’ – dërgohet në burgun e Dubravë

nje-person-arrestohet-ne-peje-per-vepren-‘grabitje’-–-dergohet-ne-burgun-e-dubrave

Arrestohet në Pejë personi i kërkuar për veprën ‘grabitje’ – dërgohet në burgun e Dubravës.

Njësiti për Reagim të Shpejtë i Policisë së Kosovës, ka arrestuar mbrëmë me urdhëresë nga Gjykata Themelore në Pejë, personin e kërkuar për veprën penale ‘grabitje’.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në rrugën ‘Nexhip Basha’ në Pejë, kur Njësiti për Reagim të Shpejtë ka ndaluar veturën Ford Fokus me targa vendore, njofton Klan Kosova.

”Me të ndaluar veturën, pasagjeri, tani i dyshuari, ka dalë nga vetura dhe ka filluar të ikë me vrap. Zyrtarët policorë janë vёnё nё ndjekje tё të dyshuarit dhe kanë arritur ta kapin”.

Në raport policia bënë të ditur se i dyshuari nuk posedonte dokumente identifikimi, dhe menjëherë është arrestuar.

”Pas verifikimit ka rezultuar se i njëjti ka një urdhërarrest tё lëshuar nga Gjykata Themelore në Pejë dhe me aktvendim të plotfuqishëm të lëshuar nga gjykata e njëjtë, ishte i dënuar me burg në kohëzgjatje prej katёr (4) vitesh për shkak të veprës penale, ‘grabitje”.

I dyshuari është dërguar në burgun e Dubravës nё vuajtje të dënimit.

TË NGJAJSHME

Osmani apelon qytetarët: Respektoni masat, edhe kur ndiheni të lodhur nga kjo që po ndodhë

mergata.eu

Edhe Kosova bëhet gati të trajtojë me plazmën e gjakut pacientët me COVID-19

mergata.eu

Do t`ju habisë edhe ju sekreti që di Albin Kurti për Edi Ramën e Hashim Thaçin!

mergata.eu