fbpx
Mergata News
Lajme

Një i vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Kosovë

nje-i-vdekur-nga-koronavirusi-ne-24-oret-e-fundit-ne-kosove

Janë konfirmuar 68 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

IKSHPK njofton se nga 702 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, 68 kanë dalë pozitive, përcjell ORAinfo.

Ndërkaq në 24 orët e fundit janë shëruar 33 pacientë kurse një person ka ndërruar jetë.

Postimi i plotë i IKSHPK-së:

33 TË SHËRUAR DHE 68 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 702 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 68 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Klinika Infektive, QKUK).

Numri total i rasteve pozitive është 16.247 raste nga 75.288 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 648 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 33 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.368 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.231.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 21 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Gjakovë 10 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Klinë, Lipjan, Mitrovicë, Prizren, Shtime dhe Vushtrri.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

TË NGJAJSHME

Kryediplomatja kosovare vizitë zyrtare në Gjermani, takime me autoritetet e larta gjermane

mergata.eu

Ermirës nuk po i ndalen dhuratat pas lindjes së djalit, shikoni këtë të fundit

mergata.eu

Pesë ditë fushatë zgjedhore në Podujevë dhe Mitrovicë Veriore

mergata.eu